Fokus

Ja sa gra punojnë në komuna (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 08 March 2019

Nga 6,103 të punësuar nëpër administratat komunale në Kosovë, 33 për qind janë gra ndërsa 67 për qind janë burra.

Komuna e Hanit të Elezit, ka vetëm 3 gra të punësuara në administratë, nga 45 gjithsej.

Nën 20 për qind është numri i grave të punësuara në komunat: Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Malishevë, Rahovec, Viti dhe Hani i Elezit.

-Advertisement-

Komuna e Prishtinës në administratën e saj ka 48 për qind të të punësuarve gra.

Fushë Kosova, Mitrovica, Peja, Obiliqi dhe Shtimja kanë afërsisht 40 për qind të të punësuarve gra.

Komunat që kanë të punësuara gra më shumë se burra janë Mitrovica e Veriut dhe Graçanica.

Nga 54 persona që punojnë në administratën e komunës së Mitrovicës së Veriut, 31 janë gra, ndërsa 23 janë burra.

Në Komunën e Graçanicës punojnë 39 gra dhe 32 burra, ndërsa numër afërsisht të barabartë të të punësuarave kanë komuna e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Në Zubin Potok punojnë 118 burra e 108 gra, kurse në Zveçan punojnë 29 burra dhe 28 gra.

20 deri në 30 për qind të të punësuarave gra sillet numri në administratë e komunave tjera si :Deçani, Ferizaj, Gllogovci, Gjakova, Gjilani, Istogu, Klina, Lipjani, Novobërda, Podujeva, Prizreni, Skëndersaj, Suhareka, Shterpca, Vushtrria, Mamusha, Juniku, Kllokoti, Parteshi, Ranilluga dhe Leposaviqi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera