Fokus

Ja pse u anulua greva e trafikut ajror

Autori: Anita Krasniqi 14:13 | 15 February 2019

Filluan të mbajnë grevë të mërkurën për një orë.

Sindikata e Kontrollorëve të trafikut ajror vazhdoi të mbante grevë për tetë orë të premten, në shenjë pakënaqësie me pozitën e tyre në Ligjin për Paga, i cili është votuar me 2 shkurt në Kuvend.

Por greva e tyre nuk zgjati shumë, ndonëse u anuluan fluturime të shumta,shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të Kontrollit Ajror, Artan Hasani, për gazetën inFokus ka thënë se greva është pezulluar deri më 22 shkurt.

“Ne kemi vendos të pezullojmë grevën për ditën e nesërme dhe të hënën. Pezullimi i grevës do të vazhdoj deri të premten e ardhshme për shkak të kërkesave të bashkëatdhetarëve që të punojmë normalisht këto ditë pasi është festa e Pavarsisë”, ka thënë Hasani.

Ai theksoi se nga kjo periudhë e pezullimit të grevës, pret që institucionet e vendit të plotësojnë kërkesat e tyre.

“Ne po ashtu kemi disa sinjale nga Qeveria dhe institucionet e tjera që po e trajtojnë çështjen tonë”, ka thënë kryetari i SINKON.

Hasani për inFokus tregoi se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje greva do të riaktivizohet më 22 shkurt duke anuluar fluturimet për 12 orë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u anluan 8 fluturime./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera