Fokus

Kush po gënjen? SBASHK-u thotë se ende nuk është arritur marrëveshje për të filluar mësimi

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 01 February 2019

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi të më hershëm në Facebook konfirmoi se greva në arsim do të përfundojë dhe se mësimi  fillon të hënën.

Mirëpo, nga SBASHK-u po  thonë se asgjë nuk është definitive dhe se nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje me institucionet.

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut për gazetën inFokus tha se ende nuk ka diçka definitive.

-Advertisement-

“Në momentin që do të arrihet ndonjë marrëveshje ne do të lëshojmë komunikatë në lidhje me këtë. Ende nuk ka asgjë definitive ka thënë ajo”, ka thënë Shala.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk dihet ende nëse mësimi do të fillojë të hënën sepse nuk ka ndonjë vendimmarrje definitive nga SBASHK-u.

Ndërkaq, Veseli më herët në Facebook shkruante se mësimi do të fillojë të hënën mirëpo pa bërë të ditur se çfarë marrëveshje është arritur me sindikatën e arsimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera