Fokus

Kush po e drejton Kosovën, flet Rexhep Selimi

Autori: Valon Rogova 11:55 | 02 February 2019

Të premten, u arritur marrëveshja në mes të SBASHK’ut dhe Qeverisë Haradinaj për pagat e mësimdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Mësimdhënësve Rrahman Jashari, tha se oferta e fundit e Qeverisë Haradinaj, ka bërë që të arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshje mësimi do të filloj nga dita e hënë në të gjitha nivelet shkollore.

-Advertisement-

Por, ajo që, është ra në sy, është edhe inkuadrimi i kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, në çështjen e mësimdhënësve.

Në konferencë, përveç kryetarit të SBASHK’ut dhe kryetarit të Qeverisë Ramush Haradinajt, ishte edhe Kadri Veseli.

Madje, Kadri Veseli, në cilësinë e kryetarit të Parlamentit, bëri me dije se është arritur ujdia në mes të Qeverisë dhe SBASHK’ut.

Kjo, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, shihet si një tendencë e kryetarit të PDK’së, për t’ia marrë meritat kreut të qeverisë, Ramush Haradinajt.

Për inFokus, deputeti Rexhep Selimi, tha se Haradinaj është kryeministër i koalicionit PAN, por zbatues i kësaj pozite, është kryetari i PDK’së.

Me fjalë tjera, Selimi, aludoi se prijës i ekzekutivit si dhe legjislativit, është kryetar i PDK’së, Kadri Veseli.

“Mos të harrojmë, Haradinaj është kryeministër i koalicionit PAN, e, titullar i koalicionit PAN është kryetari i PDK’së. Prandaj, mos u çudisni. Dihet kush ia ka dhënë mandatin Haradinajt. Ai edhe mund t’ia marrë”, tha Selimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera