Hisen Berisha: Një tufë lule për ty Albin!
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 August 2022
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti një ditë para takimit me Vuçiqin.
Berisha ka listuar një ‘mal’ me kritika për kryeministrin, duke ia përmendur premtimet, që sipas tij janë shkelur të gjitha.
Më poshtë statusi i plotë:
Një tufë lule për ty Albin!
Që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, shqiptarët e Kosovës janë të tejsensibilizuar, se “tradhtarët “ e shitën Kosovën, Hashim Thaçi ua dha serbëve “zajednicën”, vetëm e vetëm që të mos shkoj vet në Hagë por t’i qoj shokët e vet të luftës”;
U tha se, pa kërkua falje Serbia, s’ka asnjë dialog, pa i gjetë të zhdukurit, pa i kthye artefaktet, dokumentet, fondin pensional të plaçkitur, u tha shumëçka, çka nuk na dëgjuan veshët, e çka nuk na panë sytë, gjoja për të na mbushur mend “Ne“ t’tjerëve se qysh Hashimi, veç që’ t’mos shkoj vet në Hagë është në gjendje të jap gjithcka!
Nga të gjitha këto, po del se vërtetë “rrena i ka këmbët e shkurta” dhe hiç shumë nuk zgjati, ja erdhi dita dhe nesër, me datën 18.08.’22, Albini për herë të tretë takon Vuçiqin, ani pse ai, Vuçiqi s’ka ndërruar, nuk i ka gjetë të zhdukurit, as ka kërkua falje për krimet e ushtrisë serbe në Kosovë, përkundrazi e zgjodhën njërin nga drejtuesit ushtarak, që ka kryer krime në kohën e luftës, për ta udhëheqë Kuvendin e Serbisë.
Pra, me datën 18, pra nesër, ky Gebelsi i Millosheviçiqit, siç e pata quajtur Vuçiqin para shumë muajsh në shkrime, e takon edhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës për herë të tretë, e thuhet në popull “e treta e vërteta”.
Albini do ia imponoj reciprocitetin e targave dhe dokumenteve, do ia shuaj ëndrrën e Vuçiqit ta formoi ”zajednicën”, do ia rikthej tokën e manastirit të Deçanit shtetit të Kosovës, do ia burgosë “kriminelët” përmes të cilëve Vuçiq po e destabilizon Republikën e Kosovës qe 22 vite, duke kërkuar ti ekstradohen Kosovës, meqë janë me status qytetari kosovar!
Po,po! Hiç pa dyshim, sepse Albini s’ka hipoteka, s’ka aktakuzë në Hagë, nuk është “kriminel” i UÇK-së në kërkim ndërkombëtarë nga Serbia, është trim, edhe “truri i tij është më i shpejtë se kompjuteri”.
Kjo është evidente, e pritshme por ama kam një pyetje për këdo në qeverinë tonë, se nuk po dihet kush është më kompetenti këtu, pasi shkon Albini;
A keni mëndu Ju qeveritar e pushtetar nivelesh të ndryshme se, si duhet ta pres populli shqiptarë Albinin, kur të kthehet si fitimtar, nga kjo betejë?!
A do të jetë kjo marrëveshje fitoresh të kryeministrit, në rend dite, të seancës së parë plenare të kuvendit të Republikës së Kosovës dhe a do të kemi kënaqësinë t’ia votojmë këtë fitore?
Po more, fitore, ani pse kryekëshilltari i Kryeministrit për dialogun, poligloti e politologu gjeni Veton Surroji, nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë takim, sepse do që t’ua lërë befasi shqiptarëve fytyrën e buzëqeshur dhe shkëlqyese të kryeministrit kur të zbret nga avioni.
As vet Albini, që dikur kishte detyrua Kuvendin e Republikës së Kosovës ta miratoi një rezolutë, ku i kërkohej kryeministrit të raportonte në Kuvendin e Republikës para shkuarjes dhe pas kthimit në bisedime, nuk e ka thënë asnjë fjalë për pritshmëritë!
Koha i mbulon faktet, duhet arkeolog për ti nxjerrë në dritën e diellit bashkë me shkëlqimin e tyre.
Sot, po e pyes vetën athua kam bërë gabim të madh që u pensionova parakohshëm pra e lëshova FSK-në, se ndoshta do ti kisha komanduar Trupat ushtarake për tu vendosur në veri të Republikës së Kosovës?!
Po ani, fundja po të pres në Aeroportin” Adem Jashari” me tufën e luleve, për të dëshiruar jetë pa fund o më i madhi kryeministër i të gjitha kohërave, i kombit Shqiptarë! Tu bëftë dita një mijë, e dalësh faqebardhë Kryeministri i “Republikës së tretë”!
Kohë më parë, njerëzit e ditur kanë thënë se, “Është e qartë se individi që persekuton një njeri, vëllanë e tij, pse nuk është i të njëjtit mendim, është një përbindësh”. Voltaire!
Të tjera
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...