Fokus

Hekurudhat e Kosovës mbesin shkret edhe pse janë zotuar miliona euro

Autori: Anita Krasniqi 15:17 | 06 December 2018

Tri vjet më parë Kosovës iu dhanë 200 milionë euro kredi për rehabilitimin e njërës ndër linjat kryesore të hekurudhës në Kosovë, ajo nga Han i Elezit deri në Leshak, në kufi me Serbinë.

Por që nga 2015’ta, kur është nënshkruar pjesa e dytë e kredisë deri më sot, asnjë gozhdë nuk është vënë në këtë projekt.

Drejtori i InfraKosit, Agron Thaçi , në vitin 2015 pati premtuar se 120 milionë euro do të investohen në riparimin e komplet linjës hekurudhore, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Pati përmendur edhe një kontratë me Gjermaninë për segmentin e parë mbi 60 kilometra, projekt i cili do të mundësonte përmirësimin e mjeteve lëvizëse.

Por siç duket nuk shkoj ashtu siç planifikonte Thaçi, i cili tani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për gazetën inFokus, përse ndodhi e gjithë kjo vonesë në realizim.

Ndërkaq, në Ministrinë e Infrastrukturës, thonë se puna në segmentin hekurudhor Han i Elezit- Leshak do të filloj në vitin 2019.

“Të gjitha paratë nuk janë dhanë menjëherë. Marrëveshjet janë nënshkruar për shumta të veqanta dhe nuk ka dyfishim të projekteve”, ka shpjeguar Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai sqaruar se vitin e ardhshëm do të investohet edhe në segmentin Fushë Kosovë-Mitrovicë, Fushë Kosovë-Pejë dhe Fushë Kosovë-Podujevë.

“E rëndësishme është që hekurudha mundëson lëvizjen me shpejtësi 120 km/h, në pjesën më të madhe të segmentit – do të përfitohet në cilësi dhe shpejtësi”, ka thënë Zejnaj.

Ai ka konfirmuar se pavarësisht situatës së krijuar Bashkimi Evropian i doli në ndihmë përsëri Kosovës për projektet hekurudhore.

Para dy ditësh, Banka Evropiane ka bërë të ditur sot se Bashkimi Evropian (BE), i ka dhënë një grant shtesë Kosovës në shumë prej 17.2 milionë euro për projektin e Rindërtimit, Zhvillimin dhe Përmirësimit të lidhjes së vetme ndërkombëtare hekurudhore të Kosovës.

Aktualisht, në Kosovë linja të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera