Fokus

Gruaja nga Gjakova e mori pensionin e burrit edhe pas vdekjes së tij, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 14 December 2022

Një grua është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, pasi që dyshohet se kishte marrë pensionin e burrit edhe pas vdekjes se tij, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se e dyshuara nuk e kishte lajmëruuar vdekjen e bashkëshortit në gjendjen civile.

-Advertisement-

“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është  raportuar se personi i dyshuari, femër/kosovare kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile.   Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuarën. E njëjta pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është liruar. Rasti kalon në procedurë të rregullt”, tha Elezaj për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera