Fokus

Gjoba 2 mijë euro për LDK-në: Inspektorati paralajmëron dënime edhe për partitë e tjera

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 12 January 2021

Inspektorati në Komunën e Prishtinës të hënën ka dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2 mijë euro për shkak se theu masat antiCOVID duke organizuar tubime me qytetarë në Prishtinë.

Drejtori i Inepekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë për Gazetën inFokus se do të dënohen të gjitha partitë të cilat shkelin masat kundër përhapjes së virusit COVID-19.

“Secili subjekt politik do të dënohet njësoj për secilin tubim ku shkelen masat dhe ligji. Në çfarëdo forme që e marrim informatën, do ta zbatojmë ligjin”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se deri ma tani nuk kanë pasur informata për tubime nga partitë e tjera përvec LDK-së dhe kanë marrë veprimet e tyre të cilat do ti marrin për cdo parti sa po të kenë inforamcionse kanë mbajtur tubime në Komunën e Prishtinës.

“Momentin që i kemi informatat, i shqiptojmë gjobat. Deri tash kemi vetëm një”, ka shtuar Tahiri për inFokus.

Kujtojmë se partitë politike po mbajnë tubime edhe në qytete të tjera të Kosovës për të cilat nuk është ndërmarrë ende asnjë veprim as nga Policia dhe as nga Inspektorati në nivel komunash./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera