Fokus

Gjendje shqetësuese në Klinikën e Pediatrisë, qindra fëmijë të prekur nga gripi sezonal

Autori: Ermirë Berisha 16:13 | 31 January 2023

Tashmë në sezonen e virozëve, ku gripet virale janë tejet prezente ka bërë që një numër i madh i fëmijëve të drejtohen për vizitë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar me drejtoreshën e kësaj klinike, Dr. Violeta Grajçevci Uka, e cila ka bërë të ditur se aktualisht fluksi i pacientëve është mjaftë i madh kështu janë realizuar deri në 130 kontrolla në ditë.

“Klinika e Pediatrisë ka fluks të pacientëve kur numri i tyre për vizitë arrin deri 130. Çdo herë në këtë kohë presim të kemi këtë fluks të pacientëve për shkak të virozave sezonale”, ka thënë Doktoresha e kësaj klinike.

-Advertisement-

Ndryshe, para disa ditëve Gazeta inFokus, ka informuar se kjo klinikë ka qenë e mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve dhe si pasojë janë vendosur nga dy fëmijë në një shtrat.

“Gjatë 24 orëve në Klinikën e pediatrisë kontrollohen mbi 250 fëmijë, ndërsa hospitalizohen deri 39 fëmijë që është një mbingarkesë e madhe për Klinikën. Për shkak të kësaj mbingarkese ndodh që edhe dy fëmijë të jenë me një shtrat por që shumë shpejt bëhet seleksionimi i pacientëve të cilët lëshohen në shtëpi dhe vazhdojnë terapinë dhe lirohen shtretërit”, ka potencuar drejtoresha e Klinkës për Infokusin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera