Fokus

Ganimete Musliu: Kokëfortësia dhe arroganca e kryeministrit ka lënë jashtë bankave shkollore mbi 300 mijë nxënës

Autori: Ermirë Berisha 22:13 | 28 September 2022

Greva e mësimdhënësve dhe ndërprerja e mësimit po vazhdon të jetë nga problematikat kryesore në vendin tonë.

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kjo është edhe pasojë e kokëfortësisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Musliu për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, është shprehur se kryeministri Kurti nuk po e gjen kurajon të diskutojë dhe të zgjidhë këtë problem.

-Advertisement-

“Muaji shtator ka me përfundu pa fillu mësimi, kur dihet që mësimin s ’kanë mundur me e ndalë as në kohë lufte nxënësit tanë kanë mësu nëpër tenda, para lufte kur kanë qenë përndjekjet fëmijët tanë kanë mësuar nëpër shkollat shtëpi ose shtëpitë shkolla dhe në asnjë rrethanë nuk është leju që të ndërpritet mësimi dhe sot kokëfortësia dhe arrogance e një kryeministri i cili nuk gjen kurajon të ulet të diskutojë sinqert dhe profesionalisht e me kompetencë për çfarë është i thirrur me sindikatat e arsimit, fatkeqësisht ka lënë jashtë bankave shkollore mbi 300 mijë nxënës dhe kjo është e pafalshme dhe e pa tolerueshme”, ka potencuar Musliu.

Kujtojmë, se janë bërë gati një muaj që nxënësit ende nuk kanë filluar mësimin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera