Fokus

FSK nuk ishte pjesë e aksionit të Policisë së Kosovës në veri

Autori: Halil Berisha 15:21 | 16 October 2019

Nëpër media, pas aksionit që pati Policia e Kosovës në veri të vendit, u publikuan disa fotografi ku pretendohej që janë bërë sot gjatë këtij aksioni.

Aty, shihet edhe një veturë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Megjithatë, gazeta inFokus, në lidhje me këtë punë ka kontaktuar zëdhënësin e FSK-së, Ibrahim Shalën, i cili shkurt ka thënë që FSK nuk ishte pjesë e këtij aksioni.

-Advertisement-

“Nuk ka pasur angazhime të FSK-së në veri të mitrovicës në aksionin në veri të Kosovës”, është deklaruar shkurt Shala.

Aksioni i sotshëm, cak kishte disa zyrtarë policor të cilët po dyshohen se kishin fshehur provat për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe për pjesëmarrje në krim të organizuar, apo në grupin kriminal të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera