Fokus

Elmi Reqica: Nuk duhet në asnjë formë të lejojnë konfrontim mes qytetarëve dhe ushtrisë serbe

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 12 August 2020

Në Komisionin për Siguri po diskutohet për punën e hyrjes së ushtrisë serbe në Karaqevë të Kamenicës.

Anëtari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci, tha se pas vizitës në Karaqevë, qytetarë të atjeshëm, një pjesë e të cilëve edhe ish-ushtarë të UÇK-së, kanë thënë që në rast se prapë ndodhë që ushtria serbë të hyj atje, do të reagojnë, shkruan gazeta Infokus.

E Elmi Reqica, anëtar i komisionit nga PDK, tha që në asnjë formë nuk duhet të lejohet kjo gjë.

-Advertisement-

Kjo pasi sipas tij, një konfrontim mes qytetarëve dhe ushtrisë serbe do të ishte dështim për sigurinë dhe shtetin e Kosovës.

“Ne duhet me pas informacion të saktë për situatën në Karaqevë e për atë çfarë janë patrulla të përbashkëta mes KFOR-it e ushtrisë serbe, ne të gjithë e dimë që KFOR-i është në bazë të mandatit 1244 e pasojë kyçe e kësaj situate është që nuk e kemi demarkacionin me Serbinë, ndryshe është me Maqedoninë e Shqipërinë, e në kuadër të kësaj duhet ta dijmë saktësisht ku është kufiri ynë e kur t’i kemi këto informacione mund ta diskutojmë shumë më qartë, nëse duam t’i japim jehonën e duhur, propozoj që si komision të shkojmë në Karaqevë që ta sensibilizojmë opinionin e ti marrim informacionet, institucionet e sigurisë me na dhanë informacionet se pse nuk ka të drejtë policia me shku, kush ja u ka ndalu. Mendoj që këto kontrolli i kufirit, ju e dini që me rezolutën 1244 siguria si terësi është kompetencë e NATO-s dhe KFOR-it, krejt asistojnë edhe FSK edhe polici e krejt, po këto duhet t’i marrim prej organeve kompetente e ta dimë saktë e pas këtyre mund të kërkojmë përgjegjësi nga ai që është përgjegjës, është shqetësuese paralajmërimi se qytetarët mund të reagojnë, kemi përgjegjësi, nuk duhet me i leju qytetarët me marrë situatën në dorë, kish me qenë dështimi më i madh i shtetit të Kosovës, duhet që t’i marrim të gjitha veprimet”, ka thënë Reqica./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera