Fokus

Ekskluzive| Mocioni i LDK-së për të rrëzuar Albin Kurtin (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 19 March 2020

Tashmë LDK ka filluar të mbledh votat për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Këto ani se disa deputetë brenda vet LDK-së nuk i kanë dhënë, ia kanë premtuar partia e Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit, shkruan gazeta inFokus.

E gazeta inFokus ka siguruar edhe dokumentin e mocionit me të cilin synohet rrëzimi i Qeverisë Kurti.

-Advertisement-

Këtu jepet edhe arsyetimi për këtë veprim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës erdhë në pushtet me besimin për ndryshim, por ajo në momentumin e ri, në aspekt të zhvillimit ekonomik të vendit, sundimit të ligjit, luftimit kundër korrupsionit dhe konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ndërsa kryeministri në më pak se 50 ditë pune, përmes mos veprimit dhe pozicionimit jokonstruktiv në raport me partnerët strategjikë në përgjithësi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, ka pamundësuar funksionimin e saj” thuhet në fillim të arsyetimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera