Fokus

Ekskluzive: Hetuesia interviston Lamih Balajn për 14 marrëveshjet e dëmshme të Telekomit

Autori: H. Smajli 14:25 | 16 October 2020

Telekomi i Kosovës zyrtarisht është duke u hetuar nga Prokuroria e Kosovës për 14 kontrata të dëmshme, me kompani private, të cilat i kanë shkaktuar humbje të mëdha Telekomit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, edhe Lamih Balaj, Kryetar i Sindikatës të Pavarur të PTK-së, i cili tha se tashmë është intervistuar nga tre prokurorë të ndryshëm në lidhje me këto kontrata siç i quan ai të dyshimta.

“Jam intervistua prej Prokurorisë së shtetit për lëndë për të cilat ne i kemi dërguar në Policinë e krimeve Ekonomike në vitin 2018. Unë jam duke u intervistuar në vazhdimësi nga tre prokurorë, dita e fundit që jam intervistuar ka qenë të mërkurën, por janë shumë lëndë aty nuk bëhet fjalë vetëm për një. Janë shumë kontrata me operatorë të ndryshëm, janë shumë kontrata që tash kanë filluar me u intervistuar prej prokurorisë”, ka thënë Balaj.

-Advertisement-

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Telekomi po hetohet për 14 marrëveshje të dyshimta që e shkatërruan kompaninë (DOKUMENT)

Gazeta inFokus ka siguruar po ashtu edhe dokumentin për këto kontrata të cilat Sindikata i ka Dërguar në Policinë e Krimeve Ekonomike në vitin 2018.

Bëhet fjalë për 14 kontrata të nënshkruara nga Telekomi i Kosovës me operatorë të ndryshëm privatë, dhe disa Aneks Kontrata, marrëveshje komerciale e memorandume.

Në dokumentin e siguruar nga Infokusi janë të përmendura të gjitha këto që sipas dokumentit në bazë të performimit të kompanisë janë të dyshimta dhe të lidhura mbi bazën korruptive për interesa të individëve  apo grupeve të caktuara që kanë dëmtuar kompaninë publike pasi që shumica që kryhen nga këta operator mund të kryhen edhe nga punëtorët e telekomit.

Federata Sindikale ka kërkuar të zbardhen dyshimet se këto marrëveshje janë lidhur mbi afera korruptive.

Gazeta inFokus të martën po ashtu raportoi ekskluzivisht se Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur hetimet për ish shefin ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefin për kontratën me operatorin privat nga Shqipëria “Advan Tech për shitjen e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor./Gazeta inFokus/ 

LEXO EDHE: Ekskluzive: Krimet Ekonomike fillojnë hetimet për skandalet e Bedri Istrefit me kompaninë nga Shqipëria në Telekom 

LEXO EDHE: Besa Shatri Berisha përgënjeshtron Bedri Istrefin, Bordi nuk e ka nënshkruar kontratën me “Advan Tech” që i shkakton humbje të mëdha Telekomit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera