Fokus

Ekskluzive: Haradinaj nis formatimin e Qeverisë, ja cilët ministra pritet të shkojnë në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 24 July 2018

Krerët e koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacollin kanë marrë një vendim për ta ndryshuar përbërjen e Qeverisë së Kosovës.

Siç ka mësuar Gazeta inFokus, në muajin e ardhshëm do të shkarkohen sëpaku katër ministra të Qeverisë Haradinaj për t’u zëvendësuar me emra të rinjë.

Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të dikastereve të Qeverisë, të cilët rrezikojnë të lëkundin edhe koalicionin e deritashëm mes PDK-AAK-NISMA e AKR.

-Advertisement-

Për këtë çështje, të hënën kryeministri Haradinaj ka biseduar edhe në takimin që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli në zyrën e këtij të fundit.

Infokus ka mësuar se me deri me 16 gusht pritet të merret vendimi për të liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësis, Besim Beqaj, ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrin e diasporës Dardan Gashin.

Përveç tyre, pritet të merren masa edhe ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe ministres se Mjedisit, Albena Reshitaj.

Shumë prej tyre thuhet se do të zëvendësohen për shkak të telasheve që kanë me drejtësinë, ndërsa shkarkimi eventual i Gashit dhe Reshitajt është duke u diskutuar për paaftësi në kryerjen e detyrave.

Por karshi disa ministrave tjerë pavarësisht angazhimit në dikasteret që ata udhëheqin, pakënaqësi kanë shefat e parties për shkak të padëgjueshmërisë ndaj tyre.

Kjo pasi disa prej tyre nuk janë duke quar përpara politikat partiake.

Kjo thuhet të jetë arsyeja për Valdrin Llukën e Albena Reshitajn.

Bile ndaj të parit ditë më parë ka hedhur akuza një zëvendësministër i tij i cili edhe ka dhënë dorëheqje.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka derisa ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ka deklaruar se nuk është i kënaqur me zhvillimet në ministri e as qeveri.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, ka deklaruar Beka.

Formatimi po mbahet sekret

Në Qeverinë e Kosovës kanë mohuar se po planifikohen ndryshime të ministrave, duke thënë se Haradinaj do të vazhdoj qeverisjen deri në fund me këtë përbërje.

Por, zyrtarë të lartë të ekzekutivit i kanë thënë Gazetës Infokus se ky informacion po mbahet shumë secret nga një grup i vogël i njerëzve të afërt me krerët e partive të koalicionit, për ti zënë sic thuhet në befasi ministrant që do të zëvendësohen.

Ndërkohë Infokus, ka raportuar se ndaj ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajt dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj tashmë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Kosovës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës.

Madje Lekaj akuzohej për dy vepra penale; të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte kryetari i komunës së Gjakovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 10 prill 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, duke e ngarkuar me dy vepra penale, atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të përvetësimit në detyrë.

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka konfirmuar aktakuzën sa i përket veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, derisa e ka hudhur aktakuzën për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Përderisa ministrat në Qeverinë Haradinaj janë duke u përballur me aktakuza, zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi po ashtu është duke u hetuar për gjuajte me armë. Ai në një ambient të mbyllur kishte festuar me armë shpalljen e pafajësisë së zv/kryeministrit, Fatmir Limaj./Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera