Fokus

Ekskluzive | Flet Specialja për ftesat e fundit e arrestimet e mundshme

Autori: Halil Berisha 11:34 | 18 October 2019

Ditëve të fundit, pas një pauze, pati shumë ftesa për ish-ushtarë të UÇK-së për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Por, jo vetëm.

I ftuar i këtyre ditëve është edhe ministri në detyrë i drejtësisë, Abelard Tahiri, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E nga Shoqata e Veteranëve të Luftës, u paralajmërua se shpejt mund të ndodhin edhe arrestimet e para.

E për ftesat e fundit, por edhe për arrestimet e mundshme, gazeta inFokus, ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke e pyetur se a priten edhe ftesa tjera dhe a mund të ndodhin arrestimet e aktakuzat e para para vitit 2020.

Christopher Bennett, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në përgjigje për gazetën inFokus, tha që nuk mund të flas në detaje për këto punë, për arsye etike, legale e profesionale.

Megjithatë, Bennett tha që hetimet po vazhdojnë.

“Faleminderit që na kontaktuar. Unë poashtu jam i vetëdijshëm për raportimet e mediave në Kosovë. Sidoqoftë, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dhënë ndonjë informacion për hetimet e saj dhe nuk do të jep informacione për arsye etike, ligjore e profesionale. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka autoritetin, ndër të tjera, të kërkoj praninë e të intervistoj të dyshuarit, viktimat dhe dëshmitarët, e të mbledh dhe ekzaminoj informacione dhe prova, që të marrë vendime për fillimin, vazhdimin apo përfundimin e procedurës penale. Hetimi po vazhdon”, ka thënë Christopher Bennett./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera