Fokus

Ekskluzive: Flet për inFokusin deputetja shqiptare në Kroaci pas tërmetit në kohën e Koronavirusit – Gjendja është kritike

Autori: Halil Berisha 12:15 | 22 March 2020

Një tërmet shkatërrues prej 5.5 shkallësh goditi shtetin kroat.

Kjo bashë në kohën kur edhe ky vend ashtu si krejt bota po përballet me Koronavirusin e ri, ku qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, ka biseduar ekskluzivisht me deputeten shqiptare në Parlamentin Kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj.

-Advertisement-

Ajo ani se ka treguar që nuk ka vdekje nga tërmeti ka thënë që gjendja është kritike, pasi po përballen edhe me Koronavirusin.

“Po shpëtuam fazën e parë ta shohim gjendjen e kemi kritike, pasoja në njerëz nuk ka, është prish koha, borë po bie, njerëz it kanë mbetur jashtë, problem është korona, e njerëzit janë jashtë, e mos me pas kontakt është e pamundshme. Mediat po na lusin që me qëndrua jashtë, po sa më pak me pas kontakt mes vete, është çrregullim, shtabi që po e kryen punën e vet, ushtria është këmbe”, ka thënë deputetja shqiptare në Kroaci për gazetën inFokus.

Ndërsa për gatishmërinë që e treguan edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e edhe kryeministri Albin Kurti për të dërguar FSK-në në Kroaci, Lekaj ka thënë që do të ishte mirë të bisedojnë me autoritetet kroate, pasi me shumë gjasë nuk ka nevojë.

Megjithatë, ajo ka lutur liderët kosovarë që më shumë të merren me Koronavirusin pasi tash këto ditë janë kritike e duhet shumë punë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo derisa ka treguar se tashmë ushtria në Kroaci janë në përgatitje maksimale për t’u përballur me të.

“Do të ishte mirë që ta lajmërojnë Qeverinë kroate po besoj që nuk ka nevojë e ta marrim me seriozitet punën e Koronës e këtë javë veç e kanë parapa kombinacionin e koronës e do të ketë edhe të vdekur e ushtria kanë dalë edhe me krevete, i kanë marrë 5000 krevate i kanë përgatitë, e tash, çka me thanë, apeloj ta marrin punën e koronës, e nëse mundën me na ndihmua ta tregojnë”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa, në intervistën për Gazetën inFokus, gjithashtu ka treguar se gjendja e shqiptarëve në Kroaci është e mirë, por i ka lutur të mos kthehen në Kosovë e as në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

“Gjendja e shqiptareve është e mirë ska për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz është vetëm një gjë që jam tu apelu që disa ditë rend kemi shumë punëtore nga Kosova me viza ku punëdhënësit kanë ndaluar punën, e apeloj tek ata punëtore të rrijnë në Kroaci e mos të kthehen në Kosove, pasi gjendja është kritike, këto 15 ditë është shumë kritike, kufijtë janë mbyll, çka është shumë me rëndësi e as shteti kroat e as i Kosovës nuk mundet për momentin të ndihmon ose mundësi për qarkullim të shkojnë për Kosovë, e tani po presim se çka do të ndodhë më tutje, parashihet se do të ketë ende dridhje të tokës por ekspertët po thonë që nuk munden me parapa kur e ku, në shpresa të Zotit jemi, 140 vitet e fundit kjo është tërmeti më i madh që ka ndodhë, para 140 vjetëve edhe tash 5.5”, ka thënë Ermina Lekaj Prljaskaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera