Fokus

Ekskluzive: Detaje nga vrasja e grabitësit në Shtime

Autori: Halil Berisha 10:43 | 07 August 2019

Plani i grabitjes së një shtëpie në Shtime, nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar.

Në fakt, doli edhe shumë më keq se sa që kishin mundur grabitësit ta imagjinonin, shkruan gazeta inFokus

Pas mesnate, në ora 3 e 20, tek “Lagjja e Pajtimit” në Shtime, në grabitjen që po ndodhte, ndodhi edhe  një vrasje e një plagosje.

-Advertisement-

I vrari është grabitës, ndërsa i plagosuri është pronari i shtëpisë ku hyri grabitësi, shkruan gazeta inFokus.

Nga burimet gazeta inFokus mëson se grabitësi u sulmua nga vëllau i të plagosurit, pronarit të shtëpisë dhe u rrah për vdekje.

Në fakt, grabitësi u godit me mjete të forta derisa ndërroi jetë.

Ngjarjen, për gazetën inFokus e konfirmuan edhe nga policia rajonale e Ferizajt.

“Ky, dyshohet se nga goditjet e pranuara nga mjetet e forta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i tij është dërguar në obduksion për ekzaminim”, ka thënë majori Mehmetali Hajdini, për gazetën inFokus.

Veç mjeteve të rënda me të cilat u godit grabitësi, gazeta mëson se ai edhe u therr e u pre me thikë.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes, veç thikës janë gjetë edhe shkopinj.

Gazeta gjithashtu mëson, se grabitësi nuk ishte i vetëm në aksionin e ndërmarrë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera