Fokus

Ekskluzive| Çka i tha Grenell – Aleksandar Vuçiqit kur iu ankua për hekurudhën Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 29 January 2020

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump si duket e ka shumë seriozisht punën e marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë.

Për këtë punë ka angazhuar ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, shkruan gazeta inFokus.

Madje, marrëveshja e parë e Grenell në mes të Kosovës e Serbisë e arriti para pak ditëve në Gjermani, përmes të cilës rihapet linja ajrore Kosovë – Serbi.

-Advertisement-

Por, edhe një marrëveshje tjetër u diskutua e po flitet që është afër finalizimit, ajo e hekurudhës e cila do të shërbejë për trenat që udhëtojnë prej Kosovës në Serbi e anasjelltas, shkruan gazeta inFokus.

Këto marrëveshje po ndodhin shumë shpejt e me pak informata, mirëpo si duket as liderët shtetërorë nuk janë më të informuar se qytetarët.

Gazeta inFokus nga burimet e saj diplomatike ka marrë vesh një biesedë të shkurtër që është bërë ndërmjet Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e të dërguarit të posaçëm të Donald Trump për dialogin, Richard Grenell.

Burimet i kanë treguar Gazetës inFokus se Vuçiq nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si po bëhen marrëveshjet duke i thënë Grenellit se “Kjo punë nuk shkon kështu, asnjëherë nuk ka shkuar, nuk kemi bërë kurrë kështu marrëveëshje”.

Mirëpo, përgjigja e Grenell ndaj kësaj ishte shumë e shkurtë e e çartë.

“Po, e vërtetë, prandaj për gjithçka ka një herë të parë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera