Sport

E thotë mbrojtësi i Liverpoolit: Nuk jemi në garë për titull

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 04 February 2021

Kampioni në fuqi, Liverpooli, këtë edicion nuk është duke kaluar në formë aq të mirë, për dallim nga viti i kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ u mposhtën mbrëmë në shtëpi nga Brightoni me rezultat minimal, 1-0, për të dytën herë radhazi në ‘Anfield’.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, në lidhje me këtë ka folur mbrojtësi i majtë, Andy Robertson, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk është në garë për titull këtë sezon.

-Advertisement-

“Brighton ishin ekipi më i mirë. Ne ishim jashtëzakonisht zhgënjyes në të gjithë fushën. Ju duhet t’i jepni merita ekipit që luajti më mirë. Ata krijuan shanse, na shtypën – bënë gjithçka që donim të bënim”, ka thënë fillimisht Robertson.

“Ndërsa qëndron ky moment, ne nuk jemi në garën për titull. Jemi shtatë pikë prapa Cityt dhe ata kanë një lojë më pak. Jam i sigurt se ata do të thoshin të njëjtën gjë nëse do të ishin potencialisht 10 pikë prapa”, ka thënë skocezi për BBC.

Liverpooli aktualisht mban vendin e katërt me 40-të pikë të grumbulluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera