Fokus

Dr.Blerim Syla tregon pse dha dorëheqje ish-ministri i shëndetësisë Rifat Latifi

Autori: Ermirë Berisha 23:12 | 21 October 2022

Ish-kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se dorëheqja e ish-ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifit, ka ardhur si pasojë e mos e bashkëpunimit të mirëfilltë me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan Gazeta inFokus.

Syla për emisionin N’Konak me Islam Morinën, shprehet se ish-ministri Latifi ka qenë i kontrolluar gjatë gjithë kohës nga qeveria, madje nuk ka pasur guximin as të marrë ndonjë vendim të vetëm.

“Unë në takimin e vetëm të parin dhe të fundin me profesor Latifin, se kam njoftë përpara përveç si profesionist i mirë i respektum i kam thanë a vendos ti vet? Kjo ka qenë pyetja ime a i ki paret ti? A do të vendosni ju për politikat apo duhet me pyet dikënd tjetër, për fat të keq aty ka qenë një eksponent i qeverisë i cili vetëm vëzhgojke dhe Z.Latifi nuk guxojke, me fol ai ishte i kontrolluar. Z.Latifi nuk e pranon këtë por po e them të vërteten nuk do të flas me emra por e vërteta është kjo. E dyta ka pasur bojkot brenda, sipas informatave që i kemi ne nuk kanë pasur bashkëpunim të mirëfilltë pa pasur këta dy bashkëpunim të mirëfilltë nuk munden me u bo politikat zhvillimore të shëndetësisë mandej emërimet në bordin e SSHKUK-së mandej emërimet në QKUK këto krejt kanë bërë një seri problemesh të cilat Z.Latifi as që ka mundur edhe me pas dashtë me i zgjedh këto probleme”, ka deklaruar doktori.

-Advertisement-

Por pa marrë parasysh situatës, Syla ka vlerësuar ish-ministrin Latifi për korrektësinë e tij gjatë periudhës sa ishte ministër.

“Mua më ka pëlqy se ka qenë shumë korrekt për pjesën e buxhetit ka thanë 5 deri 10 vjet diku i bie kjo punë por me të vërtetë me këtë trend që kanë shku unë kam frikë se do të shkojë edhe më keq”, ka potencuar Syla për emisionin N’Konak prodhim i Gazetës inFokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera