Lajme

Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 23 June 2024

Komuna e Deçanit përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn “Qytetar Nderi”.

Përmes një postimi në Facebook, më parë komuna njoftoi se në mbledhjen e mbledhja e IIl-të të Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, është miratuar vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” të Begajt.

“U mbajt mbledhja e IIl-të e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës. Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi, Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, Nënkryetari i Komunës, Sami Cacaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal”.

-Advertisement-

“Për rend dite ishte propozuar kjo pikë:  1. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj dhe marrja e Vendimit për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. U miratua Vendimi për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, Bajram Begaj”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera