Lajme

Clark: LDK ishte arsyeja pse pati sukses intervenimi i NATO-s në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 23 June 2024

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokeatike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Clark ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur LDK dhe kryetari i saj, ish-presidenti Ibrahim Rugova.

-Advertisement-

“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK dhe presidenti Rugova”, tha Clark.

Gjeneralit në pension iu nda Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera