Fokus

Disa orë në Prokurorinë Speciale, ministrja Hajdari befason me deklaratën: S’jam intervistuar

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 15 April 2024

Ministrja e Industrisë, Ndërmmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot prej orës 09:30 është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës në lidhje me rastin ku dyshohet për keqpërdorime në reverva shtetërore.

Pas disa orësh ajo ka dalë nga Prokuroria derisa befasoi me deklaratën duke thënë se nuk është intervistuar.

“Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore, mirëpo nuk jam intervistuar psiqë rasti është ende i paqartë për shkak të konfidencialitetit dhe ka disa gjëra që fillimisht duhet të sqarohen”, ka thënë ajo para mediave pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Ndiqni në Infokus deklaratën e saj befasuese ku edhe pasi qëndroi disa orë brenda Prokurorisë tha se nuk u intervistua:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera