Fokus

Detaje nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, si u mor vendimi për mbylljen e universiteteve publike

Autori: Anita Krasniqi 17:13 | 15 July 2019

“Haxhi Zeka”, “Isa Boletini” dhe “Ukshin Hoti” nuk ia panë hajrin vizitave të ekspertëve ndërkombëtar për cilësi.

Pas analizave se si zhvillohet punë në këto universitete, ekspertët rekomanduan që të mos akreditohen asnjëri nga këto tri universitete, shkruan Gazeta inFokus.

E këto kritika dhe rekomandime i ka respektuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë duke vepruar në bazë të kësaj “këshille”.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, Dukagjin Zeka anëtar në këtë organ .

“Këshilli ka marrë vendim, edhe pse dy anëtar nuk kanë qenë pjesë e votimit, aprovimin e raporteve të ekspertëve ndërkombëtar. Që do të thotë nuk kanë akreditim për këtë vit sepse kështu kanë vlerësuar niveli ndërkombëtar dhe ashtu do të mbetët”, ka thënë ai.

Mirëpo, Zeka tregoi se Universitetin publik i Pejës “Haxhi Zeka”, “Isa Boletini” dhe “Ukshin Hoti” do të kenë mundësinë e aplikimit për riakreditim për vitin e ardhshëm.

“Pra, vitin akademik 2019/2020 nuk kanë të drejtë të regjistrojnë student, por kanë të drejtë të aplikojnë përsëri për akreditim në bazë të ligjeve në fuqi për riakreditim për vitin e ardhshëm.

Nuk është mbyll asnjë universitet publik as privat por është respektu rezultatet e eksperëtve dhe rekomandimet e tyre”, ka thënë Zeka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera