Deri në këtë datë kanë kohë partitë politike të kandidojnë në lista të përbashkëta
Autori: Hateme Smajli 19:11 | 13 January 2021
Me 12 janar ishte data e fundit kur subjektet politike në Kosovë mund të zyrtarizonin koalicionet parazgjedhore.
Këtë të drejtë e shfrytëzuan vetëm dy partitët e komuniteteve, shkruan Gazeta inFokus.
Në një intervistë për Gazetën inFokus, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se partitë politike kanë kohë deri më 16 janar që të vendosin a do të kandidojnë në lista të përbashkëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Deri të shtunën me datë 16 janar është koha kur partitë politike e nismat qytetare kanë kohë për të paraqitur në KQZ aplikimin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe listën e kandidatëve për deputetë dhe pastaj janë procedura të tjera edhe në ligjin për zgjedhje të përgjithshme, por edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë se partitë më të madha politike në vend nuk kanë bërë ndonjë koalicion parazgjedhor, e AKR-ja ka njoftuar se do të zyrtarizojë së shpejti kandidimin në një listë të përbashkët me LDK-në.
Për detaje të tjera mund të ndiqni në vazhdim intervistën e plotë me Valmir Elezin./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Punëtorët e ATK-së nga 1 shkurti në grevë
Punëtorët e Administratë Tatimore të Kosovës nga 1 shkurti do të futen në gre...
-
Limaj: Hoxhaj ma propozoi formatin që PDK e NISMA të bëjnë partneritet sikurse CDU/CSU në Gjermani
Fatmir Limaj ka treguar për tratativat që kishte për një bashkëpunim mes Nism...
-
“Me Çlirimtarët”, slogani i NISMA Socialdemokrate
Është zbuluar slogani i partisë NISMA SOCIALDEMOKRATE. “Me Çlirimtarët”, ë...
-
Vazhdon përkrahja e fuqishme për Lahi Brahimajn
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK'së, Lahi Brahim...
-
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan ...
-
Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Gjoshi (PDK): VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë
Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i...
-
Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave
Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur ...
-
Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofend...
-
Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifik...