Fokus

Deputetja e Vetëvendosjes tregon përse nuk e votoi Ushtrinë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 14 December 2018

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka treguar arsyen se përse nuk ka arritur sot të votoj për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Bogujevci ka bërë të ditur se sot gjatë ditës i është dashur të kërkoj ndihmë mjekësore pasi ende i vuan pasojat e lëndimeve që i ka marrë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Dua t’i njoftoj te gjithë qytetaret se arsyeja pse sot nuk isha ne Kuvend është për shkak te trajtimit mjekësore te vazhdueshëm qe ende jam duke e marre për dorën qe e kam te lënduar nga ushtria serbe gjate luftës se fundit. Shume shpejt do të jem me të gjithë ju për të festuar” ka shkruar deputetja.

-Advertisement-

Megjithatë deputetja ka uruar të gjithë për bërjen e Ushtrisë duke e cilësuar këtë ditë si historike për vendin, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot është një dite historike për vendin. Vitin e ardhshëm bëhen 2 dekada prej se ka përfunduar lufta dhe kur marsi të vie nuk do të jetë kohë kur vetëm do të i kujtojmë të gjithë familjarët dhe dëshmoret që ranë për liri por do të jetë edhe kohë e krenarisë, që më shumë vështërsi po ndërtojmë shtetin. Avancimi i FSK drejt bërjes ushtri. Urime Kosovë” shkruan deputetja e Vetëvendosjes.

E këtij sqarimi, ajo i ka bashkangjitur edhe betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem” përfundon postimi i Bogujevcit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera