Fokus

Çka po përzien Edi Rama – Të hënën takoi Erdoganin, të martën Kryeministrin grek

Autori: Halil Berisha 13:10 | 16 September 2020

Ka disa muaj që veç një vijë e hollë e ndan luftën në mes të Turqisë e Greqisë.

Kjo pavarësisht deklaratave e tentimeve për pajtim nga ndërkombëtarët, kërcënimet në mes të këtyre dy vendeve nuk ndalen, shkruan Gazeta Infokus.

Bile ka shtete që kanë filluar edhe të pozicionohen në këtë përballje, sikur Franca, Gjermania e Izraeli krah Greqisë e Pakistani krah Turqisë.

-Advertisement-

Por, në mes të tyre, e shoqëri me të dy po shihet të ketë Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë për dy ditë takoj dy liderët e këtyre shteteve, shrkuan Gazeta Infokus.

Të hënën u takua me Presidentin turk, Reçep Taip Erdogan.

Bile takimi ishte aq miqësor sa Rama u prit në rezidencën verore të Erdogan.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruajti Rama më 14 shtator.

E një ditë pas shefi i ekzekutivit shqiptar takoi Kryeministrin e Turqisë, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Gazeta Infokus.

Takim ky në një darkë që Rama e cilësoi të bukur e me mikëpritje të përzemërt.

“📍Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij🙏

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve🇦🇱🤝🇬🇷”, ka shkruar Rama më 15 shtator./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera