Fokus

Çfare po ndodhë me ligjin për pagat?

Autori: Xhejlane Kaçiu 10:30 | 21 February 2019

Afati ligjor për dekretimin e ligjit për paga ka kaluar të mërkurën, më datë 20 shkurt.

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse ky ligj është dekretuar apo jo nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Anëtarja e Komisionit për Administratë Publike, Xhevahire Izmaku ka thënë se ky ligj mund të kthehet në Kuvend dhe sipas saj kjo bëhet nëse Zyra Ligjore e sheh ndonjë pjesë të këtij ligji si të dëmshme.

-Advertisement-

“Natyrisht ekziston mundësia që të kthehet, nëse ka vërejtje që Zyra Ligjore mundet me i interpretu që janë serioze, që mujnë me dëmtu një organizëm buxhetor atëherë, normale është që ka me u kthy”, u shpreh Izmaku.

Në anën tjetër ajo tha se Komisioni ende nuk ka marrë informacione se a do të kthehet apo jo Ligji për Paga në Kuvend.

“Realisht edhe na jemi në pritje, as Komisioni funksional nuk ka informacione ma shumë. Dje e kemi pas mbledhjen e radhës edhe jena  në pritje të kësaj përgjigje. Nuk mundem me thanë që jam shumë optimiste për shkak të vërejtjeve të shumta që kanë shku, por  megjithatë është vendim recidiv i Presidentit nëse ka me shku ose jo. Por, vërejtje ka pasë prej shumë kategorive” tha deputetja Izmaku.

Ligji për Paga ishte arsyeja kryesore që në Republikën e Kosovës viti 2019 nisi me greva,s hrkuan gazeta inFokus.

Vërejtje për këtë ligj kanë pasur Sindikata e Shërbyesve Civilë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kontrollorët ajrorë, punëtorët e RTK-së, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës.

Ligji për Paga ishte miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me 62 vota për. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera