Fokus

Çfarë bëri Bernard Challandes para se të bëhet trajner i Kosovës

Autori: Halil Berisha 15:11 | 10 September 2019

Nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes, Kosova nuk ka humbur as edhe një lojë për dy vite.

15 lojë, 10 fitore e 5 barazime, shkruan gazeta inFokus.

Por, kush është ky trajner që po bën kombëtaren më të re t’i frikësohen edhe ekipet më të forta në botë.

-Advertisement-

Zvicerani 68-vjeçari Bernard Challandes në vitin 1978 u bë trajner i Saint-Imier. Këtu vazhdoj deri në vitin 1983.

Ndërsa pas këtij ekipi, për një sezonë Challandes ishte trajner i Le Locle Sports nga Zvicrra.

Më pas nën menagjim mori ekipin tjetër zviceran Chaux-de-Fonds ku qëndroi për dy vite, deri në vitin 1987, shkruan gazeta inFokus.

E më gjatë se tek këto ekipe qëndroi në Yverdon-Sport, që nga gushti i vitit 1987 e deri në vitin 1994.

Pas këtij ekipi Challandes për një sezon menagjoj Young Boys dhe për disa muaj Servette FC.

Në vitin 2001, Challandes kaloi nga ekipet tek kombëtaret, ku nën menaxhim mori ekipin e moshave U21 të Zvicrës. Këtu qëndroi për plot 7 vite.

Pas kësaj, Challandes u bë trajner i ekipit të Zurich për tre vite, deri në vitin 2010, ku kaloi tek klubi futbollistik i Sion., shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në maj të vitit 2011 për vetëm 4 lojë menaxhoi ekipin tjetër zvicëran Neuchatel Xamax.

Pas saj, për një vit ishte trajner i FC Thun.

Në vitin 2013, Challandes iu rikthye prapë Young Boys, për të vazhduar më pas përsëri tek kombëtaret.

Më 28 shkurt të vitit 2014, Challandes u bë trajner i Armenisë dhe pak më vonë edhe i moshave U21 të këtij shteti.

Këtu nuk pati edhe shumë sukses.

Por, kjo nuk po i mungon në kombëtarën tjetër, në Kosovë.

Këtu, Challandes u bë trajner më 2 mars të vitit 2018, post të cilin po vazhdon ta mbaj me shumë sukses./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera