Lajme

Arben Vitia shpall kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 20 September 2022

Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili humbi garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kundrejt Përparim Ramës, do të garojë për edhe një mandat tjetër në krye të LVV-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje pas tubimit partiak në Prishtinë të martën.

-Advertisement-

Në njoftimin e LVV-së pas tubimit në të cilin Albin Kurti, shpalli kandidaturën për kryetar të Lëvizjes, partia njoftoi se Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës në kryeqytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera