Lajme

Ambasadori gjerman për ish-policin e arrestuar: Ndihma mjekësore dhe juridike duhet të sigurohen për të paraburgosurit

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 20 December 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka bërë ritweet të një komunikat të OJQ-ve të cilat janë nga katër komunat veriore të  Kosovës dhe nga komunat serbe tjera në Graçanicë.

Rohde ka shkruar në rrjetin e tij social Twitter duke thënë se “vërtetë, qasja në mjekim dhe trajtim mjekësor dhe për ndihme Juridike dhe këshillim ligjor duhet të sigurohet për të paraburgosurit”.

Ndërsa, Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC), së bashku me shumë organizata tjera jo qeveritare kanë reaguar nëpërmjet komunikatën ku ka thënë se ish-policit të Kosovës Dejan Pantiq-it po shkelen të drejta njeriut.

-Advertisement-

Ky rrjet i OJQ-ve ka thënë se ata janë njoftuar nga Avokati i Pantiq-it se ky fundit është duke u mbajtur në veri të Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë.

Komunikatën e plotë mund ta lexoni me poshtë:

Njoftim për publik lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit

Ne, të nënshkruarit shprehim shqetësim serioz për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, z. Dejan Pantiq. Gjegjësisht, nga deklaratat e avokatit të z. Pantiq mësuam se ai ende ndodhet në bazën e policisë së Kosovës në afërsi të vendkalimit në Jarinje dhe se as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit.

Ne, të nënshkruarit shprehim shqetësim serioz për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, z. Dejan Pantiq. Gjegjësisht, nga deklaratat e avokatit të z. Pantiq mësuam se ai ende ndodhet në bazën e policisë së Kosovës në afërsi të vendkalimit në Jarinje dhe se as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit.

Si organizata që merren me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, shprehim reagimin tonë me këtë rast për një trajtim të tillë të z. Pantiq, i cili u mbajt jashtë qendrës së paraburgimit në ambiente që sigurisht nuk i plotësojnë standardet e paraburgimit as sipas rregulloreve në Kosovë apo konventave ndërkombëtare. Kushtet e paraburgimit të tij, si dhe pamundësia e kontaktit me familjarët dhe mbrojtësit e tij, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të tij njerëzore dhe kërkojnë përfshirjen urgjente të institucioneve kompetente në Kosovë, si dhe përfshirjen e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh këtë që u tha më sipër, ftojmë të gjitha institucionet përkatëse dhe misionet dhe organizatat ndërkombëtare që të përfshihen për të respektuar të drejtat e z. Pantiq dhe mbi të gjitha të drejtën për të kontaktuar me avokatët dhe familjarët. Gjithashtu presim që të angazhohen në përputhje me mandatin e tyre dhe ta vizitojnë z. Pantiq për t’u siguruar për shëndetin e tij dhe kushtet në të cilat po mbahet.

Nënshkruesit:

Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC)

Forumi për zhvillim dhe bashkepunim multietnik (FDMC)

Qendra humane Mitrovicë

Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)

Komunikimi për zhvillim të shoqrisë (CSD)

Iniciativa e re sociale (NSI)

NVO Aktiv

Gracania online

Shoqata e grave afariste Avenija

Qendra për iniciativa sociale

Veprimtaria e Partesh Rinore

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera