Fokus

Albin Kurti e zyrtarë tjerë të VV-së i bashkohen qytetarëve në marshin për Astrit Deharit

Autori: Halil Berisha 18:26 | 28 October 2019

Në afërsi të kinemasë ABC po mbahet një marsh për aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

Ky marsh u bë nga grupi organizativ “Unë jam Astriti!”, për të përkujtuar e shprehur solidaritetin me familjen e Astrit Deharit.

-Advertisement-

Këtu, u ndezën edhe qirinj, u vendosen lule e kartolina me mesazhe për familjen e tij, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në këtë marsh erdhën edhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes.

Bashkë me ta është edhe Mimoza Kusari – Lila dhe lideri i partisë Albin Kurti.

Këta, së bashku me qytetarët tjerë ndezën qirinjë pranë muralit të Astrit Deharit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera