ALARMANTE: Drejtori i anti-drogës e konfirmon rritjen e përdoruesve të drogave

Autori: Gazeta inFokus
18:43 | 09 May 2023
Numri i përdoruesve të substancave narkotike është rritur në mënyrë masive në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i anti-drogës, Reshat Murselaj, në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus.
“Bazuar në statistika vërehet një tendencë e rritjes, ka disa raste të iniciuara të posedimit, të cilat flasin se ka filluar pak më shumë të ketë prezencë të drogave në Kosovë, kryesisht prinë përdorimi apo prezenca e Marihuanës, pastaj kemi Kokainën prezente, kemi droga të tjera më pak është Heroina kemi edhe droga tjera Ekstazia siç e quajmë ne, të cilat janë kryesisht në formë të tabletave të ndryshme”, është shprehur Murseli.
Sipas Murselaj, shqetësimi më i madh është përdorimi i lëndëve narkotike nga moshat e reja.
“Mosha varion, por kryesisht në bazë të rasteve të iniciuara dhe informacioneve që i posedon policia e Kosovës, kemi raste të iniciuara që nga mosha 16 vjeçare deri në moshat e vjetra, por prezenca më e madhe e përdorimit dhe abuzimit me drogë është kryesisht në moshat rinore 18 deri në 40 vjet“, deklaroi Majori i policisë nga Njësia Rajonale e Antidrogës.
Prezenca e drogës tashmë nuk mungon as në shkolla, por sa është e pranishme policia për parandalimin e kësaj dukurie tregon vet Murselaj.
“Ne kemi hartu plane të ndryshme operative, kemi bashkëpunuar me drejtoritë rajonale, jemi munduar që në forma të ndryshme të jemi të pranishëm në shkolla, jo vetëm me prezencën e uniformës por edhe me prezencë civile dhe jemi mundu me qenë prezentë shumicën e kohës gjatë orarit të mësimit, ndoshta nuk ka qenë e mjaftueshme asnjëherë me prezantu çdo herë policia, por në të gjitha rastet në të cilat një shkollë apo çfarëdo institucioni kërkon ndihmën policore ne kemi qenë prezent, por kryesisht drejtoritë rajonale të policisë dërgojnë patrolla rutinë për sigurinë në shkolla”, ka potencuar drejtori i anti-drogës.
Ndërsa për fund Murselaj, ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për parandalimin e këtij fenomeni.
“Ne i bëjmë mesazh të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sa më shumë të jenë bashkëpunues me policinë e Kosovës dhe çdo dukuri negative në veçanti kur ata dyshojnë se hasin në droga, të bashkëpunojnë drejtë për së drejti me Policinë e Kosovës, ta kenë besimin e plotë tek institucionet e sigurisë dhe një ashtu tek të gjithë familjarët që mos të hezitojnë që policia e Kosovës nuk mundet me kry punën në këtë drejtim, por ta kenë një besim të plotë t’i raportojnë, raportimi në kohë dhe qasja në kohë ndaj kësaj problematike, sjell rezultate shumë më të shpejta edhe më pozitive, vonesat na shkaktojnë telashe si në aspektin shëndetësor, si në aspektin e sigurisë, ne po jemi dëshmitar të asaj që tendenca fenomeni drogë është fenomen global dhe pasojat janë jo vetëm brenda territorit tonë por janë në të gjithë globin dhe kjo e kërkon një bashkëpunim apo një forcë të përbashkët për të arritur një qëllim të mirë, nga fakti që Kosova e ka një rini më të mirën në rajon dhe më të rejën në rajon, tendenca e grupeve kriminale për prezencën e drogave janë ndoshta më të shprehura këtu, andaj neve na duhet një bashkëpunim që të kemi një rezultat më të mirë për një siguri më të mirë”, deklaroi majori i policisë.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë 808 raste aktive të cilët janë abuzues të drogave dhe 1066 të dyshimtë. /Gazeta inFokus/

Të tjera
-
A do të nisë kundërofensiva? Ukraina: Planet duan heshtje, nuk do të ketë njoftim
Ushtria ukrainase përsëriti lutjet për heshtje rreth kundërofensive të shumëp...
-
Kurti i thotë kryediplomatit të Emirateve të Bashkuara Arabe se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pa...
-
Policia njofton për parandalimin e dy rasteve të kontrabandimit me mallra në Veri
Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës ka parfandalua...
-
Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese n...
-
Turistët “pushtojnë” Durrësin e Golemin, më besnik mbeten shqiptarët e diasporës
Fundjava e parë e qershorit ka nisur me popullim të plazheve nga turistë vend...
-
Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitte...
-
Krasniqi- Kurtit: Kryeministër çu shkojmë në veri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kr...
-
Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të n...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...
-
Paralajmëron Zelensky: Do të vdesin shumë njerëz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij...
-
VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evrop...
-
Suspendohet polici, dyshohet se i dehur sulmoi fizikisht një grua
Një polic është suspenduar nga detyra.U raportua ai ishte i përfshirë në një ...