Fokus

Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, top-lajm në mediat serbe

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 24 June 2020

Pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë se kanë ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, menjëherë kjo gjë është bërë lajmi më i madh në rajon.

E këtu nuk kanë munguar as mediat serbe, ku ky lajm është në ballinën e secilës prej tyre, shkruan gazeta Infokus.

Por, çfarë shkruajnë mediat serbe në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit e Veselit për siç thuhet dyshimin për përgjegjësi penale për rreth 100 vrasje, ku hynë serb, romë e shqiptarë dhe në mesin e tyre edhe kundërshtarë politikë, shkruan gazeta Infokus.

-Advertisement-

Media serbe e njohur për afërsinë me Aleksandar Vuçiq, këtë lajm e ka titulluar: “Aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit për krimet e UÇK-së në Kosovë e Metohi! Akuzohen për 100 vrasje, tortura …”

Media tjetër serbe, Pink, lajmin e ka titulluar “Një aktakuzë është bërë kundër Thaçit e Veselit! Ata dyshohen se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje”.

Ndërsa, Kurir, ka shkruar se “Thaçi e Veseli akuzohen për krime lufte! Haga ka filluar aktakuzat për krimet e kryera në Kosovë”

Në Kurir vazhdon lajmi duke thënë që UÇK kreu krimet nga më të tmerrshmet.

“UÇK ka kryer krimet më monstruoze ndaj serbëve, jo-shqiptarëve por edhe shqiptarëve që ishin besnik të Serbisë. Grupi i tyre terrorist, të cilin të dy këta e komanduan, kanë bërë sulme ndaj automjeteve policore e të ushtrisë sonë në Kosovë dhe Metohi, ku kanë vrarë si polic ashtu edhe ushtarë. Ata nuk kanë pasur punë gjithmonë veç me persona me uniformë, shpesh edhe kanë kidnapuar serbë. Shumë serbë janë vrarë në shtëpitë e tyre dhe liderët e këtyre krimeve të përgjakshme ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, thuhet në Kurir të Serbisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera