Fokus

A do t’i ekzekutojë qeveria pagat për mësimdhënësit, tregon Qehaja

Autori: Samire Jaha 11:02 | 05 October 2022

Njohësi i arsimit si dhe njëherësh drejtori i instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se nuk e beson që qeveria do të ndal pagat mësimdhënësve.

Kjo sipas tij u dëshmuar edhe në komunikatën e fundit të Ministrisë së Arsimit, shkruan Gazeta Infokus.

“Nuk besoj që qeveria do të ndal pagat e mësimdhënësve, dhe kjo na u dëshmua edhe në komunikatën e fundit të MASHTI. Paga e shtatorit mund të riemërohen por mësimdhënësit duhet të paguhen. Do të ishte e padrejtë ndaj shumicës së mësimdhënësve që nga fillimi ishin kundër ndërprerjes së procesit mësimor por me shume inerci u bënë pjesë e grevës”, deklaroi Qehaja për Infokus.

-Advertisement-

Po ashtu  ai shtoi se prioritet këtë muaj është mësimdhënia, ndërsa debatet e tjera vetëm sa sjellin shpërqendrim të mësimdhënësve.

“Prioritet në ketë muaj është mësimdhënia, debatet tjera nuk sjellin asgjë më shumë sesa shpërqendrim për mësimdhënësit. Prioritet i institucioneve është miratimi me shpejtësi i ligjit për paga, kjo është zgjidhja për situatën e krijuar, dhe është zgjidhje e domosdoshme për mirëqenien e mësimdhënësve”, ka shtuar Qehaja për Infokus.

Ndryshe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës kanë njoftuar që vetëm edhe sot do të presin për ekzekutimin e pagave të grevistëve.

Kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj për Infokus kishe thënë se në të kundërtën do të ketë një situatë më të ndërlikuar në sektorin e arsimit.

“Të ju them të vërtetën në konferencën për media ku u bë pas leximit të rezultateve të arritura nga sektori i arsimit dhe shërbyesit civil ku u mor vendimi duke respektuar vullnetin e shumicës të pezullohet greva në atë takim mediave në pyetjen e tyre u përgjigj kryetari i BSPK-së, zotri Hykolli i cili iu tha se paga do të procedohen kjo na dha një vullnet shtesë por ja që sipas informatave që i kemi sot kjo nuk ka ndodhur por uroj që me 5 tetor siç është afati ligjor i skajshëm për pagat që të ndodhë në mënyrë që të mos ketë ndëshkime të tilla që janë edhe antiligjore edhe do ta ndikojë gjendjen edhe më shumë në sektorin e arsimit”, kishte deklaruar Jasharaj për Infokus.

Kurse nga qeveria e kanë konfirmuar se nuk do të ketë paga për grevistët në muajin shtator edhe pse greva në arsim u pezullua me 3 tetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera