Fokus

Ekskluzive: Skënder Hyseni tregon pse e kundërshtoi Osmanin për Thaçin dhe pse nuk ka asnjë pozitë në Qeveri

Autori: Halil Berisha 18:25 | 09 February 2020

Skënder Hyseni, njihet si një prej figurave më të moçme të LDK-së.

Ai është edhe pjesë e kryesisë së kësaj partie, që tashmë është në pushtet me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

E së fundmi, një problem që doli ishte heqja e fotografisë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nga zyra e kryeparlamentares Vjosa Osmani, që është nënkryetare e LDK-së.

-Advertisement-

Kundër këtij vendimi kishte dal Skënder Hyseni, ani se vjen nga e njëjta parti me Osmanin.

Hyseni në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus ka treguar se për çfarë arsye e kundërshtoi Osmanin.

“Kam marrë shkas nga vendimi i PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke gjetur për arsyetim heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyra e kryetares së Kuvendit, shqetësimi ka qenë ky bojkotim, ku do duhej konsensus minimal për çështjet që na presin, nuk do duhej të hiqej, nuk i bën nder as Presidentit Rugova, një përdorim i tillë i fotografisë së tij për qëllime që nuk e di çfarë qëllimi, të gjithë jemi njerëz e mund të kemi mendime të caktuara, por qenësore është institucioni e të sillemi në mënyrë institucionale, e kam parë të panevojshme këtë lojë të fotografisë, sepse ka kriju pretekste të panevojshme për të tensionuar situatën, po aq të papjekur e kam pa reagimin e PDK-së sepse është e domosdoshme që kryesia të funksionoj normalisht”, ka thënë Hyseni.

Hyseni gjithashtu ka folur edhe për koalicionin me Vetëvendosjen.

Ai thotë që nuk ishte kundër këtij koalicioni, por dëshiron një koalicion të partneritetit e jo kundërshtisë, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe këtu ka një keqkuptim të madh, jetojmë në një botë ku precesionet krijohen shkel e shko e keqkuptimet ndodhin shpesh, asnjëherë nuk kam qenë kundër koalicionit me VV-në, e kam përkrah fuqimisht e ata që kanë marrë pjesë më mbledhje të kryesisë e dinë, unë nuk jam që përkrahi me sy mbyllë, jam kritik gjithmonë, nuk jam pajtuar me lojërat e VV-së gjatë negociatave, është sjellë si në fushatë parazgjedhore, është dëshmu krejt në fund që kemi të drejtë krejt ne që kemi kërkuar partneritet, thelbi i shumicës dërrmuese në LDK ishte synimi për koalicion partneriteti e jo kundërshtarësh politik, e uroj që kjo tash pasi ka ndodhë të jetë partneritet veprues, funksional”.

“Kritikat nuk bëjnë dëm, është gjithmonë instrumenti më i mirë për të korrigjuar gjëra, fundja vet nënshkrimi i marrëveshjes në VV, pranimi i kritereve që i ka vendosë LDK ë ka dëshmu që kushdo që ka insistuar në ato parime kanë pasur të drejtë”.

Megjithatë, Hyseni, nuk ka asnjë post as në ekzekutiv e as në legjislativ.

E kjo sipas tij, ishte vet kërkesë e Hysenit, shkruan gazeta inFokus.

“Për shumë kë tingëllon e pabesueshme por unë nuk kam dasht absolutisht asnjë funksion, arsyeja që jam në politikë e në LDK është që jam anëtarë i kryesisë e besoj aktiv përndryshe qëndrimi im personal ka qenë që unë nuk dua as të jem kandidat për deputet e asnjë post ministror, ja kam thënë edhe kryetarit Mustafa e të gjithëve çdo gjë tjetër ishte spekulim, çdo veprim e punë e imja në këtë kohë ka të bëjë me qëndrimet e mija për interesat madhore fundamentale të vendit e asgjë personale, asnjë agjendë”, ka thënë Hyseni për Gazetën inFokus.

Ndërsa, pavarësisht se thotë se e kishte pëkrahur taksën 100% ndaj produkteve serbe, sipas tij, tash ajo duhet të shqyrtohet.

Por, gjithmonë në koordinim me akterët politik në Kosovë e miqtë ndërkombëtar, shkruan gazeta inFokus.

“Kur është vendos taksa e kam përkrah fuqimisht, jo veç si instrument ekonomik, por presioni politik, karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë, e kam thënë atëherë e edhe sot që taksa nuk është instrument i domosdoshëm për momentin kur është vendos por nuk do duhej të betonohet e të qëndroj ashtu siç është në politikë duhet të veprohet konform situatave të reja, kjo duhet të shqyrtohet seriozisht e në bashkëpunim të ngushtë me forcat politike në vend, agjenda ndërkombëtare për Kosvoën insiston në heqjen e taksës e kjo duhet të hiqet por me kushte e zotime të caktuara të garantuara ndërkombëtarisht, Reciprociteti do t’ma falni ndoshta mungesën e informacionit se çka mendohet me reciprocitet, shpresoj të jetë analizuar e studiuar mirë kjo sepse bëhet fjalë për një periudhë zhvillimesh Kosovës e Serbisë që kërkon qartësi të plotë të dyanshme, besa edhe nga ndërkombëtarët sepse aplikimi i reciprocitetit të plotë shkon deri tek kushti i pa tejkalueshëm i njohjes reciproke, dmth pasaportat, targat e çdo gjë që efektivisht është njohje e shtetit të Kosovës, nëse kjo është periudha më adekuate nuk jam shumë i sigurte, ndoshta përvoja në negociata më bën të jem më i kujdesshëm, kujtoj që është situatë që duhet të analizohet e çka do që bëhet të bëhet në harmonizim me ShBA-të e BE-në”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera