Albin Kurti as një fjalë për ftesën e speciales ndaj Kadri Veselit
Autori: Halil Berisha 21:49 | 08 November 2019
Kreut të PDK-së, Kadri Veselit, nuk i shkoi fort mirë muaji i fundit.
Veçse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, PDK, doli e treta, Veselit, këtë të enjte i erdhi edhe ftesa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan gazeta inFokus.
Në Hagë Veseli do të paraqitet para hetuesve më 4 dhjetor.
Por, për këtë ftesë, për dallim nga shumë qytetarë e politikan, nuk reagoi fare Albin Kurti, lideri më i votuar në Kosovë.
Në fakt, Albin Kurti, që synon tash të marr postin e kryeministrit të Kosovës, prej kohës kur Veseli publikoi lajmin se është i ftuar i speciales në Facebookun e tij i ka veç dy postime, shkruan gazeta inFokus.
Të dy këto nga Franca ku po qëndron për vizitë.
Njëra ka të bëjë me takimet që pati me Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, Marielle de Sarnez dhe tjetra për takimin me tre këshilltarët e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkruan gazeta inFokus.
Por, për dallim për këtë ftesë, Kurti ishte ndër më të zëshmit, kur edhe u formua Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës.
Kurti, bahskë me Vetëvendosjen, ishin kategorik kundër formimit të saj, e cila për detyrë ka gjykimin e krimeve të supozuara të luftës që thuhet se u bën nga UÇK-ja./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...