Shabani skeptik për Pakon e Ringjalljes Ekonomike
Autori: Elvira Haxhiu 16:37 | 24 December 2021
Qëllimi kryesor i Pakos së Ringjalljes Ekonomike është që të ndihmojë bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia e cila u përhap në tërë botën e edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Por për një pako të tillë, gazetari i fushës së ekonomisë, Zekirja Shabani, është mjaft skeptik.
Në një intervistë të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Shabani tha se Kosova është vonuar shumë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe nuk ka hartuar një pako që ju jep garancë qytetarëve.
“Nuk kemi pasur një pako tamam të ringjalljes ekonomike, kemi pasur një pako të krijimit të përshtypjes që shteti po merret pak me qytetarët, por që në vitin e ardhshëm kemi me pa që me të vërtetë kemi qenë vonë”, tha gazetari Shabani.
Ai po ashtu tha se institucionet nuk po veprojnë kur është nevoja, por vetëm kur kanë interes në përfitimin e votave.
Ndërkaq, për Shabanin implementimi i kësaj pakoje është selektiv.
“Jam shumë skeptik në zbatimin e plotë të kësaj pakoje që ka me pas efektin e duhur te qytetarët dhe te bizneset për shkak implementimit selektiv”, shtoi ai.
Sipas tij nga kjo pako kanë përfituar vetëm ‘dostat’ e atyre qenë në pushtet.
“Ndoshta qeveria e ka mendu qe me përfitu ata që janë të goditur prej pandemisë, por prej asaj që është raportu në vazhdimësi është pa që më shumë kanë përfitu dostat e ministrave, dostat e atyre që kanë qenë në pushtet”, deklaroi Shabani.
Krejt kjo u tha në një diskutim të mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID e i zbatuar në Kosovë nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...