Lajme

Zelensky kërkon anëtarësim të shpejtë në NATO, pasi Rusia aneksoi katër rajone ukrainase

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 30 September 2022

President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar anëtarësim të shpejtë në NATO, pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin, u përpoq të aneksonte katër rajone të Ukrainës.

Zelensky në një postim në Telegram tha se Ukraina po e bën një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

“Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, është shprehur Zelensky, shkruan BBC,

-Advertisement-

Përpara se Rusia të dërgonte forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt, Moska po kërkonte garanci ligjërisht të detyrueshme që Ukraina nuk do të pranohej kurrë në NATO, në aleancën ushtarake e udhëhequr nga SHBA.

Rusia e përdori këtë si pretekst, ndër të tjera, për të nisur të ashtuquajturin operacionin e saj special ushtarak

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera