Sport

Xhaka: Ëndrra vazhdon…!

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 28 June 2018

Edhe pse u ndal në një barazim 2-2 në ndeshjen e tretë në grup ndaj Kosta Rikës, Zvicra arriti të kualifikohet për në fazën e ardhshme në Botërorin e Rusisë.

Por me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, Granit Xhaka, një prej lojtarëve më të formë te kombëtarja e Zvicrës, ka dashur të tregojë se ata nuk do të ndalen në këtë fazë, por do të vazhdojnë edhe më tej.

“16 të fundit! Raundi i ardhshëm, ne po vijmë! Jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Xhaka ndër të tjerash në llogarinë personale në “Instagram”.

-Advertisement-

Xhaka dhe Shaqiri u bënë dy nga futbollistët më të komentuar në Botëror pas golave dhe festës me simbolin e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera