Fokus

VV nis procedurat, edhe kaq vota i duhen për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 06 August 2020

Vetëvendosje qysh prej kësaj të enjte ka nisur të mbledh nënshkrimet për të thirrur mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Kjo për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhiqet nga LDK me Kryeministër Avdullah Hotin, shkruan gazeta Infokus.

E për ta bërë këtë gjë, nëse arrinë t’i mbledhin nënshkrimet për thirrjen e seancës, Vetëvendosjes i duhen së paku 61 vota në Kuvend.

-Advertisement-

Partia e Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës i ka gjithsej 29 deputet, që i bie se i duhen edhe 32 të tjerë për të arritur qëllimin.

Ndërsa, partija tjetër opozitare, PDK e Kadri Veselit ka 24 deputet, e që në rast se edhe këta e votojnë rrëzimin e Hotit, atëherë do të duhen edhe 8 të tjerë, shkruan gazeta Infokus.

Pra, nëse dy partitë opozitare VV e PDK votojnë të rrëzohet Qeveria Hoti, do të duhen edhe 8 deputet pjesë e pozitës ta përkrahin këtë iniciativë./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera