Fokus

Vetëaksident i rëndë në Sllatinë, ndërron jetë shoferi i veturës

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 14 May 2024

Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i veturës.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se vdekjen e shoferit e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera