Fokus

“Jam i gatshëm të përballem me policinë edhe me Prokurorinë”, flet Bedri Elezi pasi akuzoi Vjosa Osmanin se negocioi për të liruar shpiunët e BIA-s serbe në rastin e Banjskës

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 07 June 2024

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi mëngjesin e sotëm tronditi opinionin publik me një publikim në llogarinë e tij në facebook ku akuzoi presidenten Vjosa Osmani, se kishte negociuar për të liruar shpiunët e BIA-s serbe në rastin e Banjskës.

Në lidhje me këtë reagoi edhe këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina i cili e quajti gënjeshtër dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë Elezin.

Ndërsa Elezi në një intervistë për Gazetën INFOKUS ka thënë se është i gatshëm të përballet edhe me policinë edhe me prokurorinë, por që deri më tani nuk ëhstë ftuar për intervistim në lidhje me këtë deklaratë.

-Advertisement-

“Jam i gatshëm të përballem edhe me policinë edhe me prokurorinë, e këdo këtë e kam thënë nga deklaratat publike…”.

Për më shumë ndiqeni më poshtë intervistën e plotë:

E akuzoi presidenten se negocioi lirimin e spiunëve të BIA’s – Vjosa Osmani kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa ndaj Bedri Elezit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera