Fokus

Fituese u shpall kompania më e shtrenjtë, pezullohet tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 06 June 2024

Tenderi për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit është pezulluar.

Mediumi lokal, Radio Star ka publikuar vendimin e Zyrës së Prokurimit.

Sipas vendimit, pezullimi i tenderit u bë pas kërkesës për ri-shqyrtim të parashtruar nga grupi i operatorëve ekonomik “Euro Construction”, “Beni Construction” Sh.P.K, “2T Shpk”, “2A Grou SHPK”, “DOMID Sh.P.K”.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka raportuar që nga fillimi i procedurave të këtij tenderi, i cili iu dha një grupi të operatorëve me ofertën më të shtrenjtë.

 

 

Tenderi u dha më 31 maj.

Sipas një dokumenti që kishte siguruar Gazeta Infokus, Komuna i ishte drejtuar konsorciumit me letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.

Komuna e Gjilanit ia dha këtë tender konzorciumit “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” për 14 milionë e 997 mijë euro.

Për afro 2 milionë euro më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzerciumeve.

Afro 2 milionë euro më shumë, Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht një muaj më parë për “Procesverbalin e hapjes së tenderit” me ofertat e të tre kompanive, ku konzerciumi i lartëcekur ishte i fundit në listë me ofertën me çmimin më të lartë konkretisht.

Çmimi më i ulët që i ishte ofruar komunës së udhëhequr nga Alban Hyseni ishte 13 milionë e 274 euro.

E megjithatë komuna në letrën për tenderuesin më të sukseshëm shkruan se ky grup i operatorëve ekonomikë kishin ofertuar cmimin më të ulët.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju kemi dorëzuar (tenderin me çmimin më të ulët) si përgjigje ndaj (njoftimit të kontratës) për aktivitetin e prokuromit të lartcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar është 14.997.804.00”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.

Procesi i renovimit pritej të niste së shpejti dhe sipas Ministrisë së Kulturës renovimi do të zgjaste pesë vite.

Ky projekt për vite të tëra mbeti pa u nisur. E premtimin për përfundimin e këtij projekti e dha edhe kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.

Çeku kishte deklaruar se kanë ndarë edhe 15 milionë euro për renovimin e stadiumit duke qenë se sipas tij me problemet e mëdha që kishte në këtë tender që nuk përfundoi asnjëherë, problemi do të vazhdonte deri në viti 2054.

Mirëpo edhe këta të fundit nuk kaluan pa probleme. Në janar të këtij viti kur edhe pritej të kryhej procedura e prokurimit tenderi për renovimin e stadiumit u pezullua.

Ky vendim u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka.

Si duket së shpejti renovimi i stadiumit do të fillojë pasi Hyseni i dha tenderin me procedura të hapur kompanisë më të shtrenjtë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera