Fokus

Prishtinë: Shoferja dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 07 June 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Prishtinë në mes të dy veturave dhe një motoçiklete.

Sipas policisë lëndime të rënda ka marrë shoferja e motoçikletës derisa të lënduar janë edhe dy pasagjerë të një veture, një grua dhe një burrë.

Policia ka arrestuar një të dyshuar me shtetësi të huaj e cila ishte shofere e njërës prej veturave, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njofitmin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera