Fokus

A i lexojnë deputetët ligjet që votojnë? Eman Rrahmani tregon çfarë ndodhi në Kuvend kur përmendi sterilizimin

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 27 November 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur pikëpyetje nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të informuar për përmbajtjen e ligjeve që votojnë.

Në podcastin me “Shkëlzen Dakaj”, Rrahmani ka treguar për reagimet që pati në sallën e Kuvendit në momentin kur ai përmendi çështjen e sterilizimit, shkruan Gazeta Infokus.

“Albulena Haxhiu reagon se pat reagime nga disa deputetë nga mbrapa. Momentin që unë përdori fjalën sterilizim, sepse madje ajo ka qenë edhe zëvendëskryeministre, njëra që po bojke zhurmë aty, ajo nuk e ka lexuar. Jam i sigurt që nuk e ka lexuar atë ligj”, ka deklaruar Rrahmani.

-Advertisement-

I pyetur nga gazetari Dakaj nëse kishte edhe reagime të tjera që nuk ishin dëgjuar, deputeti i PDK-së ka thënë se disa prej deputetëve kishin kundërshtuar edhe vetë përmendjen e fjalës sterilizim në Kuvend.

“Po, ka pasë në sallë reagime shumë: Qysh po e përmend fjalën sterilizim në Kuvend, qysh kështu? Domethënë, ajo është pjesë vetë që ka votuar në qeveri, është pjesë që e ka mbështetur atë ligj, edhe kur unë i përmendi se çka ka votuar e çka ka bërë…”, ka thënë Rrahmani.

Ndërkaq, Dakaj tha se ky ligj bëhet për qytetarët.

“Kjo i bie sikur me thënë: Mos i lexo ligjet, se është marre kjo farë pune, me na ni qytetarët. A në fakt, ligji bëhet për qytetarë”, është shprehur Dakaj.

Rrahmani, ndër të tjera, ka pretenduar se kjo qasje lidhet me kalkulimet elektorale të pushtetit, duke kritikuar edhe rolin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ligjin e bën për qytetarë, po thotë mos iu kallxo, se është komplet efekt, domethënë, kalkulim në aspektin elektoral edhe pjesë e agjendës që ata e shtyjnë. Po, po dua të them që janë të njoftuar jashtëzakonisht mirë. Po flasim për këtë grupin e parë që i paraprin politikës dhe se kah dojnë me e çu shoqërinë: Albini, Albulena, ministrat. Domethënë, kjo pjesa përmbajtësore e ideologjisë, sepse të tjerët janë mekanizëm i votës dhe nuk është se kanë nevojë as me menu, as me lexu”, ka deklaruar Rrahmani./Gazeta Infokus/

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy