Fokus

“Nana e baballarë, ju lutem, këshilloni fëmijët tuaj se munden me u bo pishman” – Eman Rrahmani tejet i shqetësuar për çështjen e sterilizimit

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 26 November 2026

Eman Rrahmani ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me çështjen e sterilizimit, duke u bërë thirrje prindërve që t’i këshillojnë fëmijët e tyre për pasojat afatgjata të një vendimi të tillë, shkruan Gazeta Infokus.

Në podcastin me Shkëlzen Dakajn, Rrahmani ka folur për mundësinë e kryerjes së sterilizimit në klinikat private dhe publike, duke e cilësuar atë si një veprim të pakthyeshëm.

“Si veprim, sterilizimi është diçka që kur një grua e merr atë veprim, nuk mundet më me lind një fëmijë. Edhe nëse i bie pishman, është një veprim që nuk kthehet mbrapa, domethënë ka përfunduar”, ka deklaruar Rrahmani.

-Advertisement-

Ai u ka bërë thirrje nënave dhe baballarëve që të vlerësojnë nëse fëmijët e tyre, në moshën 18, 19, 20 apo edhe 25-vjeçare, janë të gatshëm të marrin vendime me pasoja afatgjata.

“Unë po ju bëj thirrje krejt prindërve, nanave e baballarëve, le t’i vlerësojnë fëmijët e tyre në moshën 18, 19, 20 edhe 25, a janë në gjendje me marrë kësi vendime edhe mos me iu ra pishman mas një viti apo pas dy viteve, që ka me iu kushtu tanë jetën”, ka deklaruar Rrahmani.

BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy