Rrahmani pyet Kurtin për martesat mes gjinive të njëjta: Pse po ua prezantoni këtë fëmijëve në shkolla?
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 26 November 2026
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e përfshirjes së mësimit për orientimet seksuale në shkolla, duke i drejtuar pyetje kryeministrit Albin Kurti lidhur me atë që e ka cilësuar si arritje të Qeverisë në fushën e arsimit.Rrahmani e ka pyetur Kurtin se përse, sipas tij, Qeveria po ua prezanton fëmijëve çështjet e identitetit gjinor dhe martesave mes personave të së njëjtës gjini.
“Në ekspozenë për punën tuaj katërvjeçare, ndër sukseset në arsim keni paraqitur edhe përfshirjen e mësimit për orientimet seksuale në shkolla. Ju e konsideroni arritje kryesore që fëmijëve t’u paraqitet si vlerë civilizuese se njeriu mund ta zgjedhë gjininë dhe të martohet me kë të dëshirojë, përfshirë një person me të njëjtën gjini. Përse ua ofroni këtë fëmijëve të këtij vendi?”, pyeti Rrahmani.Në përgjigjen e tij, kryeministri Albin Kurti tha se diskutimet për arsimin dhe të drejtat e njeriut kërkojnë kuptim të saktë të dokumenteve dhe standardeve, duke iu referuar edhe debatit të mëhershëm për një doracak që kishte nxitur reagime publike.
Kurti tha se për këtë çështje kishte dhënë sqarime edhe përmes një video-adresimi më 17 nëntor 2024 dhe se nuk kishte diçka të re për të shtuar.“Gjithmonë është mirë të flitet për arsimin dhe të drejtat e njeriut, dy fusha që kërkojnë jo vetëm vëmendjen, por mbi të gjitha një kuptim të thellë dhe të saktë të dokumenteve dhe standardeve, jashtë keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve”, deklaroi Kurti.
Ai përmendi edhe masat e Qeverisë në mbështetje të familjes, duke theksuar se familja është trajtuar si fushë e veçantë edhe në kuadër të organizimit ministror.“Nëse ka ndonjë qeveri që ka bërë shumë për familjen, është pikërisht kjo. E tash, në këtë mandat, e kemi familjen edhe në kuadër të një ministrie në mënyrë të posaçme, Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare”, tha Kurti.
Kryeministri u shpreh se nuk i kupton përsëritjet e vazhdueshme të kësaj teme në debatet parlamentare, duke shtuar se Qeveria synon që fëmijët të jenë të edukuar dhe të informuar.“E kuptoj, por nuk mund të them që e mirëkuptoj rikthimin e variacioneve të ndryshme të së njëjtës temë, të cilën ju e bëni vazhdimisht. Nuk ka çështje të pazgjidhura deri më tani. Ne dëshirojmë që fëmijët të jenë të edukuar dhe të informuar. Në anën tjetër, edhe me trendët bashkëkohorë, duke i mbrojtur fëmijët nga cenimet dhe rreziqet e ndryshme që mund t’u vijnë”, u përgjigj Kurti.

T� tjera
-
Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim komisioneren e BE për Zgjerimin,...
-
KESCO vendos 16 kuti sensibilizuese në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gj...
-
Qeveria ndan mjete shtesë për paga e shtesa, emëron komisionet për tri pozita të larta drejtuese
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka mira...
-
Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s, në listën e Vetëvendosjes për Këshillin e Shkencës
Nga 15 emrat e emëruar si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, po del s...
-
Qeveria mban mbledhjen e 14-të elektronike, miraton ndryshime në programin legjislativ
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e 14-të elektroni...
-
Studentët mund të përfitojnë deri në 70 euro në muaj për transport, hapet thirrja për aplikim
Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për bursën e mobilitetit, përmes së cil...
-
Vdekja e Haxhi Gojnovcit në KEK – Raportet zbulojnë mangësitë në pajisje dhe kushte pune: “Ekskavator i stërvjetruar, shkallë të pasigurta, mungesë e stafit dhe parmakëve mbrojtës”
Ekskavator në shkallë të lartë të amortizimit, mungesë e parmakëve mbrojtës d...
-
Reshjet e dendura turbullojnë ujin, KRU Gjakova: Uji në Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet për pije
Uji i ujësjellësit në zonat e furnizimit në Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandoh...
-
Shiroka Pula në Bondsteel për Ditën së Falënderimeve: Mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Kosova do ta ruajë këtë miqësi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me pu...
-
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj drejtuesve të UÇK-së
Nesër (e premte) përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit...
-
“Oja t’prera”, performancë artistike feministe kundër dhunës ndaj grave
Në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, perf...
-
Festa e 28 Nëntorit, e hëna ditë pushimi për administratën publike
Për nder të festës së 28 Nëntorit, e hëna, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë...


































