“Oja t’prera”, performancë artistike feministe kundër dhunës ndaj grave
Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 26 November 2026
Në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, performanca artistike feministe “Oja t’prera” e aktivistes Saranda (Ms.Indefinite), sjell një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit si ndërprerje të jetës, lirisë dhe të ardhmes së tyre, duke dekonstruktuar kohën institucionale, shoqërore dhe patriarkale brenda së cilës dhuna paralajmërohet, dokumentohet, procedohet dhe megjithatë ndodh.
Përmes dymbëdhjetë trungjeve të drurit, të radhitura në formë ore, materializojnë kohën burokratike dhe ciklike të pritjes, ndërkohë që koha e rrezikut ecën më shpejt se koha e drejtësisë.
“Lëvizja rrethore e artistes artikulon një sistem në të cilin përgjegjësia qarkullon nga një institucion në tjetrin, ndërsa koha e gruas në rrezik shteron. Në aktin përfundimtar, artistja rikthehet në qendër të orës, heq shaminë e bardhë të punuar me oja dhe e lidh në sëpatë, duke e shndërruar në flamur. Oja, si punë artizanale që tradicionalisht zbukuron skajet e petkut, bëhet metaforë e margjinalizimit të grave: të atyre që historikisht kanë qëndisur skajet e botës, ndërkohë që vetë janë mbajtur në skajet e saj, thuhet në përshkrimin e performancës së saj.
Një pjesë veçanërisht emocionuese e performancës janë vargjet që përfshijnë edhe fjalët e Arlindës, “E dhimbshme deri n’asht”.
“Në skaj të petkut,
në skaj të drejtësisë,
e dhimbshme deri n’asht.
Në qendër veç të tragjedisë.
Sa jetë i duhen kohës për t’ia ndërru rrjedhën historisë?”
Duke përfshirë fjalët e Arlindës, “E dhimbshme deri n’asht”, poezia shpërfaq kontradiktën e një shoqërie në të cilën gruaja mbetet në periferi të mbrojtjes dhe drejtësisë për sa kohë është gjallë, për t’u zhvendosur në qendër të vëmendjes vetëm kur jeta e saj shndërrohet në tragjedi.
Flamuri i bardhë, i ngritur mbi një objekt të dhunës, mbetet shenjë e një përkatësie që ende nuk ka gjetur vend. Dalja e artistes nga rrethi simbolik i orës dhe vazhdimi i ecjes drejt protestës feministe bëhet akt i refuzimit të përsëritjes së ciklit të dhunës.
“Oja t’prera” nuk mbyllet si vepër artistike, por vazhdon si akt i qëndresës.
Koncepti dhe drejtimi artistik i kësaj performance janë realizuar nga Ms. Indefinite.
/Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj drejtuesve të UÇK-së
Nesër (e premte) përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit...
-
Festa e 28 Nëntorit, e hëna ditë pushimi për administratën publike
Për nder të festës së 28 Nëntorit, e hëna, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë...
-
15 organizata reagojnë ndaj Ministrisë së Drejtësisë: Po ua bartni viktimave barrën e përgjegjësisë për dhunën
Gjithsej 15 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj Ministrisë së Dr...
-
Vdekja e vajzës në Leshan të Suharekës, Prokuroria zbulon për Infokus dyshimet e para: Kishte pësuar djegie në dorë
Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja për Infokus lidhur me...
-
Zbardhen detaje të reja për zjarrin në Obiliq: Mbi një milion euro vlera e transformatorit të përfshirë nga flakët
Transformatori i KOSTT-it që u përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngje...
-
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
Përzgjedhje e gjërë në shumë artikuj kryesor me çmime të mahnitshme ZBRITJE...
-
Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit. Në këtë Gjykatë po...
-
Tri shkronjat e UÇK-së vendosen në ballë të vendlindjes së Jakup Krasniqit
Simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në h...
-
Çitaku thërret një konferencë për media në 15:00, PDK s’bën të ditur arsyen
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
MASH mbështet studentët me 30 euro, 50 dhe 70 – hap thirrjen publike për Bursë të Mobilitetit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ofron mbështetje financi...
-
Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës
Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flam...
-
Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e mir...





































